13.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Guvernatori i BQK-së pas takimit me Hovenier: Rregullorja e re s’e kufizon këmbimin e çfarëdo valute

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, pas takimit me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është deklaruar për rregulloren e re të BQK-së, e cila është komentuar shumë.

Ismaili ka thënë se kjo rregullore nuk e ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në valutën euro në bankat e licencuara dhe se as nuk e kufizon këmbimin e cilësdo valutë.

“Për më tepër, u sqarua se Rregullorja në fjalë nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK. Andaj, të gjithë individët, kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro, përmes kanaleve të ndryshme ligjore.

Pra, të gjithë qytetarët që tashmë kanë një llogari bankare në Euro, në cilëndo bankë të licencuar në Kosovë, mund ta përdorin të njëjtën për të pranuar mjetet nga çdo shtet. Ndërsa ata që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024.” – thuhet në komunikatë.

Sipas rregullores së re të BQK-së, të gjitha transaksionet me para të gatshme kudo në Kosovë të bëhen me euro nisur nga 1 shkurti, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb në vend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img