Dashurie Gashi është viktima e komunikacionit mbrëmë në Prishtinë.
E ndjera është goditur nga një veturë mbrëmë tek Rruga C në kryeqytet.
Për shumë vite ajo ishte punëtore shëndetësore në QKMF-në e Suharekës, ndërsa së fundi profesionin e kishte vazhduar në Prishtinë.
“Një femër kosovare – këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e Policisë.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka dalë me një njoftim pas vdekjes së doktoreshës Dashurije Gashi e cila u godit për vdekje nga një veturë në rrugën “C” në Prishtinë.
“Me datë 28.11.2023 me dhimbje të thellë morrëm lajmin për vdekjen e dr. Dashurije Gashi.
Ishte një punëtore me vlera të larta humane dhe një profesioniste shëndetësore që me dekada iu përkushtua profesionit dhe ishte e palodhshme në shërbim të qytetarëve.
Në emër të QKMFsë “Rexhep Kuçi” ju shprehim ngushllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve që ndanë një pjesë të jetës dhe të punës bashkë!”, thuhet në njoftim.
Dashurije Gashi vdiq mbrëmë pasi u godit nga një veturë në lëvizje.
Sipas policisë, aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.
Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.