11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Grenell ua publikon mesazhet në Instagram shqiptarëve që e kërcënojnë dhe ia lavdërojnë punën

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se po vazhdon që të merr kërcënime në rrjete sociale, pasi që ua uroi serbëve Vidovdanin.

Në profilin e tij në Instagram, Grenell ka publikuar mbrëmë një mesazh, derisa, në të kërcënohej ish-emisari amerikan me heqje koke.

I njëjti pak orë më vonë, ka publikuar edhe dy mesazhe tjera.

“Dhuna dhe homofobia janë të neveritshme”, ka shkruar Grenell derisa ka publikuar mesazhet kërcënuese që i kanë shkuar.

Ai tha se është i lumtur gjithmonë që t’i lexojë komentet e njerëzve, derisa, ka përmendur edhe kërcënimet që iu janë bërë.

Pos kërcënimeve, Grenell ka publikuar edhe një mesazh tjetër që i ka shkuar nga një shqiptar.

“Jam krenar për mbështetjen e shqiptarëve – ata e duan Amerikën dhe ne e vlerësojmë miqësinë e tyre”, ka shkruar ai.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img