24.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Grenell reagon pas arritjes së marrëveshjes për targat, akuzon Bidenin

The ambassador of U.S. to Germany, Richard Grenell, in pictured in Meseberg, Germany July 6, 2018. REUTERS/Axel Schmidt – RC1F44F85320

Ish i dërguari i posaçëm i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka akuzuar Administratën Biden për dështim në diplomaci në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Në një koment të bërë në Twitter pas marrëveshjes së arritur për targat mes Kosovës dhe Serbisë, Grenell ka shprehur kritika mbi mbulimin e ngjarjeve diplomatike nga gazetarët amerikanë, sidomos duke iu referuar mosprezencës amerikane brenda takimeve dialoguese Kosovë-Serbi.

“Gazetarët në Uashington vazhdojnë të injorojnë këtë kolaps në diplomaci dhe në lidershipin amerikan. Populli i Ballkanit nuk duhet të injorohet nga Joe Biden dhe ekipi i tij”, ka shkruar Grenell.

ShBA-të i kanë dhënë përkrahje kryenegociatorit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, në kryesimin e negociatave mes palëve.

Sot, zëvendësndihmës sekretari i Shtetit amerikan, Gabriel Escobar, u takua me Lajçak menjëherë pas njoftimit për arritjen e marrëveshjes. Lidhur me takimin, Lajçak tha se “është i rëndësishëm” unifikimi me ShBA-të në raport me veprimet ndaj dialogut Kosovë-Serbi.

Lajçak, ka konfirmuar sot gjatë ditës se është arritur një marrëveshje për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas marrëveshjes, forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, më 2 tetor në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.

KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë

Në pikën 2 të marrëveshjes, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë.

Tash e 11 ditë rrugët që çojnë në Jarinjë e Bërnjak janë bllokuar nga serbët, të pakënaqur me masën e reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës për targat.

Nga 20 shtatori, veturat me targa të Serbisë, kur janë futur në Kosovë është dashur t’i marrin të përkohshme RKS, ndërkohë që këtë praktikë Serbia e ka tash e mbi 10 vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img