23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Granit Xhaka, futbollisti më i mirë i Zvicrës edhe për vitin 2023

Granit Xhaka është votuar për herë të tretë si lojtari më i mirë i vitit në Zvicër.

Në vitin 2023 ai regjistroi rekord duke u bërë futbollisti me më së shumti paraqitje me Kombëtaren e Zvicrës. Mesfushori nga Kosova tani numëron 121 paraqitje, shkruan Gazeta Express.

Sikurse në vitin 2017 dhe vitin e kaluar, Xhaka u shpall lojtari më i mirë te “Helvetikët”.

31-vjeçari në garën për më të mirin e vitit mposhti konkurrencën e Manuel Akanji dhe Zeki Amdouni, që ishin dy të nominuarit tjerë.

Granit Xhaka çmimin “Lojtari i Vitit” te Zvicra e mori sonte në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve, të organizuar nga Federata e Futbollit e Zvicrës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img