17.7 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Buy now

spot_img

Granit Xhaka flet për përballjen me Taulantin dhe ish-skuadrën e tij (Foto)

Vëllezërit, Granit dhe Taulant Xhaka do të ndeshen përsëri në mes veti.
Pas përballjes së tyre në mes vete në ‘Euro 2016’, ku Taulanti luajti me kombëtaren shqiptare dhe Graniti me atë zvicerane, tani fati ju ka sjellë edhe përballjen në Ligën e Kampionëve.
Për këtë përballje të madhe në mes vete, ka folur mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, i cili e ka shfrytëzuar rrjetin social ‘Facebook’.
“Çfarë duhet të them me shortin e Ligës së Kampionëve. Pas përballjes kundër gjakut tim Taulantit në EURO 2016, ne ndoshta do të përballemi sërish në Ligën e Kampionëve”, ka shkruar Granit Xhaka në Facebook, transmeton Telegrafi.
“Kjo është edhe më speciale për mua sepse do të luaj kundër ish ekipit tim, Baselit. Unë shpresoj se së bashku do të kalojmë në raundin tjetër”, ka përfunduar mesfushori nga Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img