18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Grabitje në një pompë derivatesh në Hajvali, hajnat ia vendosin thikën në fyt punëtorit

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese.

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur edhe në orët e para të mëngjesit në një pompë derivatesh në Hajvali të Prishtinës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy persona të maskuar kanë arritur që të marrin nga punëtori një telefon celular.

Bazuar në dëshminë e viktimës, teksa po qëndronte jashtë pompës me telefon në dorë, dy të dyshuarit ia kanë vendosur thikën në fyt dhe i kanë kërkuar para.

Në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe një koleg i 22-vjeçarit, sipas të cilit, posa ka dëgjuar britmën e viktimës ka vrapuar në drejtim të tyre, por nuk ka arritur që t’i kap të dyshuarit.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen dhe të kapen të dyshuarit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img