21.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Gori: Pakënaqësitë e infermierëve po shtohen, të rishikohet Ligji për Paga

Ligji për Paga ka shtuar pakënaqësi të mëdha te infermierët, pasi me pagat aktuale është e pamundur ta kalojnë muajin, tha kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), Nexhmije Gori.

Ajo gjithashtu tha se shpreson që qeveria të bëjë një rishikim të Ligjit për Paga dhe ta rrisë atë.

Gori tha se me ligjin e ri infermierëve u janë ndaluar edhe shtesat për shujta, sipas saj kjo çdo ditë po shton pakënaqësi te ta.

Ajo në një intervistë për EkonomiaOnline theksoi se para viti të ri shteti ka paguar të gjithë mjekët të cilët nuk punojnë në sektorin privat, e për infermierët nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Pakënaqësia te infermieret çdo ditë e më shumë po shtohet. Me ligjin e ri të pagave kanë dal në pah shumë pakënaqësi, njëra ndër to ka qenë edhe kjo e cila me kontratën kolektive ata është paguar edhe shujta, ndërsa tani është hequr. Tash para viti të ri janë pagur të gjithë mjekët të cilët nuk punojnë në sektorin privat dhe infermieret as një nga ta nuk e ka marr të paktën as një motivim qoftë ajo mjete financiare apo çka do qoftë, sikur këta infermierë nuk janë pjesë e sistemit shëndetësor. Kjo ka bërë që ankesat edhe pakënaqësitë e tyre të shtohen edhe më shumë. Shumica e infermiereve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor nuk punojnë në sektore private dhe ajo nuk është marrë parasysh”, është shprehur ajo.

Gara tutje tha se koeficienti prej 110 euro është i pa mjaftueshëm, transmeton Klankosova.tv.

Sipas saj, “është për të ardhur keq” me pagën të cilën e marrin infermierët, mamitë, e profesionistet të tjerë shëndetësor.

Ajo shtoi se shpreson që qeveria do ta bëjë një rishikim dhe do të ndërhyjë në rritje të pagave për profesionistët shëndetësor.

“Është për të ardhur keq, me pagën çfarë e posedojnë infermieret, mamitë, edhe profesionistet shëndetësor dhe duke e parë fluksin e çmimeve çfarë është sidomos tash më pas pandemisë, është e pa mundur për ta kaluar muajin. Unë shpresoj që tash do të bëhet një rishikim dhe do të ketë një ndërhyrje dhe një përmirësim tekë pagat e profesionisteve shëndetësor”, ka thënë ajo.

Sipas të dhënave të OIK, vetëm gjatë vitit 2023, Oda ka lëshuar 713 licenca të pa plastifikuara për infermierë, certifikata këto që u shërbejnë atyre për punësim jashtë vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img