22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Gold Ag viziton vendin e shenjtë Medinën, publikon foto

Këngëtari shqiptar Gold Ag, së fundmi ka vizituar vendin e shenjtë Medinën.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.

Në shkrimin e tij theksoi se hera e fundit që ka vizituar këtë vend ishte në vitin 2020 kur ishte i pamartuar dhe pa fëmijë, ndërsa tani në 2023 ka lenë nënën me nusen e me dy fëmijë.

Faleminderit Zoti im ♥️ E di që nuk mundem e as nuk di të falenderohem sa e meriton Ti o Fuqiplotë, por ti e di që veç Ty të adhuroj dhe veç prej Teje ndihmë e falje kërkoj.Herën e fundit që isha në këtë vend të bekuar në Janar 2020 isha i pa martuar e pa fëmijë, e tash kur erdha nanën e lash me nusen e me dy fëmijë si drita.Veç kjo mirësi e tregon atë që e thash më lart që nuk di të falenderohem sa e meriton.Na bëj rob falenderues dhe na mundëso që ta shijojmë Xhenetin tënd, atë që Ti e ke premtuar për besimtarët.

O Zot mos më ndëshko, për ç’farë thuhet për mua.

Më bëj më të mirë, sesa mendojnë për mua

dhe, më falë për (mëkatet) që nuk i dinë për mua.

Medine 29 Janar 2023”, shkroi ai në mbishkrimin e postimit ku mori mijëra pëlqime si dhe komente pozitive nga ndjekësit./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img