19.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Goditen me raketa e dronë bazat që strehojnë forca amerikane në Irak

Dronët e raketat vunë në shënjestër dy baza ushtarake që strehojnë forca amerikane në Irak të enjten, thanë burimet dhe zyrtarët. Ky është rasti më i ri në një varg sulmesh pas paralajmërimit të militantëve irakianë për Uashingtonin kundër ndërhyrjes për ta mbështetur Izraelin kundër Hamasit në Gaza.

Ushtria irakiane tha se e mbylli zonën përreth bazës dhe filloi një operacion kërkimi. Burimet thanë se nuk ishte ende e qartë nëse sulmet kishin shkaktuar pasoja në njerëz apo dëme materiale, raporton agjencia “Reuters”.

Raketat goditën një bazë tjetër ushtarake ku ka forca amerikane, afër aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit, tha të enjten policia irakiane, pa ofruar hollësi të tjera.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se dy raketa ishin hedhur në drejtim të forcave amerikane në aeroport. Njëra u pengua, ndërsa tjetra goditi një objekt depoje që sihte bosh dhe se nuk pati pasoja në njerëz, shtoi zyrtari.

Sulmet e fundit e çojnë në katër numrin e rasteve të shënjestrimit të bazave ushtarake në Irak që mbajnë forca amerikane.

Javën e kaluar, grupet e armatosura irakiane, të lidhura me Iranin, kërcënuan se do t’i vinin në shënjestër interesat amerikane me raketa e dronë, nëse Uashingtoni ndërhyn për ta mbështetur Izraelin kundër Hamasit në Gaza.

Forcat amerikane në Irak u shënjestruan të mërkurën me dy sulme me dronë. Nga njëri sulm pësuan lëndime të lehta disa ushtarë, edhe pse ushtria amerikane arriti që ta pengonte dronin e armatosur.

Shtetet e Bashkuara kanë 2.500 trupa në Irak e 900 të tjera në Sirinë fqinje, në mision për t’i këshilluar e për t’u asistuar forcave lokale në luftë kundër ISIS-it.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img