19.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Buy now

spot_img

Gjyqtarët kosovarë e ndajnë drejtësinë në një tjetër ndeshje të Ligës së Konferencës

Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të bëjnë paraqitje të shkëlqyeshme në arenën ndërkombëtare, duke bërë që UEFA të vazhdojë të besojë tek ta për këtë edicion të ri të garave evropiane.

Për ndeshjen e rëndësishme ndërmjet skuadrës daneze, Nordsjælland dhe asaj rumune, FCSB, e cila do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Right to Dream Park” në Farum, autoritetet e futbollit evropian kanë vendosur gjyqtarë kosovarë.

Lexo Edhe:
Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj përballje, me asistentë Fatlum Berishën dhe Arbnor Bullatovcin. Gjyqtari i katërt do të jetë Dardan Çaka.

Kjo ndeshje është pjesë e rrethit të tretë të Ligës së Konferencës. Dueli i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave në Rumani përfundoi pa gola (0:0).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img