12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata merr vendimin, arrest shtëpie për Sali Berishën

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Nga sot Berisha, do të qëndrojë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe të mos ketë asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.

Ishte gjyqtarja Irena Gjoka që shpalli vendimin e GJKKO këtë të shtunë, edhe pse më herët avokatët mbrojtës të ish kryeministrit thanë se kanë dorëzuar përmes postës, kërkesën për përjashtimin e saj.

Prokuroria e Posaçme ka marrë autorizim nga Kuvendi për të ngritur masën e arrestit ndaj Sali Berishës, person nën hetim për çështjen Partizani, nga detyrim paraqitje, që ai nuk e respektoi, në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.

Ish-kryeminstri Sali Berisha është person nën hetim në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit Sportiv Partizani, i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, ku më pas u ndërtuan një grup pallatesh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img