11 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Gjukanoviq: Mali i Zi po shkon drejt nacionalizmit serb

Presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq i cili dha dorëheqjen edhe si kreu i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) është shprehur se vendi i tij po shkon në rrugën e “nacionalizmit serbomadh”.

“Ne besojmë se e udhëhoqëm Malin e Zi në një kohë kur po shtrihej në segmente të reja të orientimit të vlerave të shoqërisë malazeze…. Ne jemi krenarë për këtë. Ne besojmë se sistemi ynë i vlerave është superior dhe se shoqëria malazeze ka të drejtë të bëjë lëvizje sezonale, siç ndodh pas 30 gushtit. Mali i Zi po nxiton rrugëtimin drejt nacionalizmit serbomadh. Por ne e kuptojmë se në jetën e shoqërisë dhe njeriut, ciklet janë të mundshme, disa më të mira, disa më këqija. Ne duhet të jemi këmbëngulës në arritjen e rëndësisë shtetërore-politike”, tha Gjukanoviq.

Ai theksoi se nuk ka alternativë serioze në skenë ndaj asaj që ka treguar DPS, por se respektojnë opinionin e qytetarëve.

“Ne ndërmorëm një hap të ri duke vendosur që të tërhiqem nga posti i presidentit pas njëzet e pesë vitesh të drejtimit të partisë, për të cilën jam krenar. Nuk është suksesi im, por suksesi i asaj politike që e personifikova”, theksoi Gjukanoviq./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img