11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Gjuajtje me armë në Prishtinë

Një person ka raportuar në polici se është dëmtuar një xham i banesës, e cila është pronë e një zyrtari policorë, nga një predhë e armës,

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:35 në sheshin Vicianum, në Prishtinë.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se është dëmtuar një xham i banesës pronë e një zyrtari policor nga një predhë e armës. Dëshmitari e ka raportuar rastin pasi që ka qenë në mbikëqyrje te banesës në mungesë të pronarit”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas raportit bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është vërejtur se në dhomën e gjumit janë shkaktuar pesë vrima nga goditja e predhës të cilat kishin depërtuar për mes xhamit të dritares deri brenda në një vitrinë druri.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, përball objektit banesor në parkingun e banesës janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të armës së shkurtër te kalibrit 7.62 mm. Rasti mbetet nën hetime”, bëhet e ditur në raport të policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img