11 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Gjuajtje me armë në Prishtinë – Policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Xhevë Lladrovci”.

Nuk raportohet për të lënduar, kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo.

“Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të peronit  të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë”, ka deklaruar Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img