15.2 C
Pristina
Sunday, June 2, 2024

Buy now

spot_img

Gjobitet shoferi që drejtoi automjetin edhe pse iu hoq patentë shoferi

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 10:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në hyrje të Kaçanikut ka ndaluar shoferin me inicialet F.RR (M/K) 34 vjeçar i cili po drejtonte automjetin e udhëtarëve nën masën mbrojtëse, ndalimi i drejtimit të automjetit (heqja e patentë shoferit) për 6 muaj nga 21.10.2021 deri më 22.04.2022.

Në lidhje me këtë policia, shoferit i shqiptoi edhe një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor prej 300 euro dhe ndaj tij vazhdohet masa e ndalimit të patentë shoferit edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë  policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Policia thekson se të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img