12.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Buy now

spot_img

Gjithçka që pritet të ndodhë në Kosovë sot

Sot, në Kosovë do të ketë disa ngjarje interesante.

Më poshtë mund të njiheni me ngjarjet e ditës së sotme.

Ngjarjet fillojnë me ligjeratën “Çasja, sfidat dhe ballafaqimet në aksidente rrugore në nivel vendi” me rastin e Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor dhe mbaron me Kryeministrin  Ramush Haradinaj që do të inspektojë punimet e autostradës “Prishtinë-Dheu i Bardhë”. (Bresalc, Gjilan).

  • 09:30

Me rastin e Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor mbahet ligjërata “Çasja, sfidat dhe ballafaqimet në aksidente rrugore në nivel vendi” dhe lansohet spoti vetëdijesues dedikuar kësaj dite. (Kolegji “Tempulli”, Arbëri)

  • 10:00

Oda e Farmacistëve të Kosovës mban ditën e dytë të Konferencës Vjetore të Farmacistëve me temë “Sigurimet Shëndetësore dhe Roli i Farmacistit në këtë proces”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 11:00

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së komandantit të KFOR-it amerikan, kolonel Nick Ducich. (Kampi “Bondsteel”)

  • 11:00

Në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, do të organizohet aksion pastrimi te Liqeni i Badocit. (Badoc) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 11:00

Vazhdon Konferenca Ndërdisiplinore Ndërkombëtare “Vazhdimësia historike dhe ndryshimi: Ballkani në kontekst evropian dhe global”. (Kampusi i Universitetit “Isa Boletini”, Mitrovicë)

  • 12:00

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyrat e VV-së, Arbëri)

  • 12:00

Me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, organizohet një aktivitet etno-kulturor. (Muzeu “Etno Kastrioti”, Isniq, Deçan)

  • 15:00

Kryeministri Ramush Haradinaj inspekton punimet e autostradës “Prishtinë-Dheu i Bardhë”. (Bresalc, Gjilan)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img