24.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Gjilasi ka thënë: Demonstratat e vitit 1981 s’ishin kundërrevolucionare, s’mund ta ndalni lëvizjen nacionale shqiptare

  • Katërshja më e fuqishme e dikurshme e Jugosllavisë: Aleksandar Rankoviq, Josip Broz Tito, Millovan Gjilas dhe Eduard Kardel (verë, 1953)

Dikur ishte një nga njerëzit më të fuqishëm të komunistëve të Jugosllavisë, e shumë shpejtë disidenti më i madh jugosllav.

Pas demonstratave të vitit 1981, ishte një luftë e madhe e pushtetarëve shqiptarë, si Fadil Hoxha e Mahmut Bakalli, që ato të mos cilësohen si kundërrevolucionare – ashtu si synonte politika serbe (nga politikanët shqiptarë në atë kohë, kundërrevolucionare i quajti Azem Vllasi).

Në librin “Fuqia e ideve” ai ka thënë: “Prej fillimit kam thënë se ngjarjet e vitit 1981 nuk janë kundërrevolucionare, se ai nuk është kurrfarë kundërrevolucioni. Ato ngjarje shënojnë lëvizjen nacionale… Ne mund t’i vlerësojmë si të duam ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë, por ato s’kanë lidhje me kundërrevolucion, veçse me lëvizjen nacionale të shqiptarëve. Komunistët, kur e shpallën si kundërrevolucion lëvizjen nacionale në vitin 1981, bënë gabim të madh. Së pari për arsye se nuk e kuptonin se për çka në të vërtetë është fjala dhe së dyti, ata kur e kanë dhënë atë kualifikim janë nisur nga skemat ideologjike se çdo gjë që nuk është komuniste apriori duhet të jetë kundërrevolucionare. Kjo natyrisht se nuk është e vërtetë… Këtë lëvizje nacionale të shqiptarëve askush nuk mund ta ndalë, përveç nëse i vret një gjysmë milion shqiptarë. Mirëpo, kjo sot për sot është e pamundshme…”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img