11.8 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Gjilan: I publikoi fotot e një vajze në Telegram dhe Whatsapp, arrestohet 19 vjeçari

Një 19-vjeçar është arrestuar në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Fotografimi apo incizimet tjera të paautorizuara’’.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, tha ajo.

Siç raportohet, i dyshuari veprën e kishte kryer në ditët e para të janarit.

Ai i ka shfrytëzuar fotografitë e viktimës (vajzës 26-vjeçare), në rrjetet sociale Telegram dhe Whatsapp.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img