34.1 C
Pristina
Saturday, June 22, 2024

Buy now

spot_img

Gjermania, Franca e Italia diskutojnë për të ardhmen e BE-së

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë pritet të takohen sot në Itali për të diskutuar se si ta ruajnë projektin e Bashkimit Europian.
Ky është raundi i dytë i bisedimeve mes udhëheqësve të tre ekonomive më të mëdha të grupit, që pas rezultatit shokues të referendumit të Britanisë për largimin nga blloku.
Kryeministri italian Matteo Renzi është organizatori i takimit, ku do të marrin pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande.
Takimi do të zhvillohet në një ishull pranë Napolit dhe ai i paraprin një takim të muajit shtator të BE-së për të diskutuar mbi pasojat e votimit të Britanisë për t’u larguar nga grupi.
Zyrtarët në Bruksel druhen se referendumi i 23 qershorit në Britani mund të çojë në një referendum të ngjashëm në Holandë, një nga vendet themeluese të BE-së, lidhur me largimin nga blloku.
“Takimi i së hënës synon t’i tregojë botës unitetin e tre ekonomive më të mëdha të Evropës, pa krijuar një grupim në veçantë dhe përgatitjet për takimin e Bratislavës”, citohet një burim diplomatik francez.
Analistët thonë se përballë rrezikut të ekzistencës kancelarja gjermane Merkel kërkon të forcojë BE-në eskzistuese dhe jo zgjerimin me anëtarë të rinj.
Zoti Renzi kërkon të Italia të ketë një rol më të rëndësishëm në mënyrën e funksionimit të BE-së në të ardhmen, pas largimit të Britanisë, ndërsa zoti Hollandë kërkon dyfishimin e planit të investimeve të BE-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img