11 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Prizren, dyshohet se pësoi sulm në zemër

Një 68-vjeçar është gjetur pa shenja jete, në Prizren.

Ai është vërejtur i shtrirë në rrugë, rreth orës 15:30, këtë të premte, ndërsa policinë për këtë e njoftoi një qytetar.

Dyshimet janë se i moshuari ka pësuar sulm në zemër, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, në një përgjigje për Klankosova.tv.

“Nga mjekët në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e viktimës, është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, janë mbledhur të gjitha provat dhe dëshmitë pasi janë përfunduar ekzaminimet me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim, dhe hapet rast ‘Hetim i vdekjes’”, u shpreh Bytyqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img