13.6 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Gjendet një mjet i pashpërthyer afër “Motel Konak” në Brezovicë

Të dielën në mesditë, Policia së bashku me njësitet e KFOR-it dhe të FSK-së kanë intervenuar në fshatin Brezovicë të Ferizajt, ku dikush kishte hasur në një mjet të pashpërthyer. Rasti u denoncua nga një qytetar, teksa Policia tashmë ka lëshuar edhe njoftim.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, qytetari e ka hasur mjetin e pashpërthyer te ura, në afërsi të “Motel Konak”.

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore dhe ato për deminim kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë shpërthimin e mjetit pa ndonjë incident.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, teksa Policia nuk ka dhënë detaje të tjera.

“Brezovicë, Ferizaj /15.10.2023-12:25. Një mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësit relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësitet për deminim të KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë shpërthimin e mjetit pa incidente.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img