12.2 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Buy now

spot_img

Gjendet drogë në Burgun e Gjilanit, i burgosuri e kishte fshehur në xhep

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Sikleti për të konsumuar drogë po i detyron ata që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm, për t’iu dërguar sasi të ndryshme të narkotikëve.

Një rast i tillë është zbuluar së fundi në Burgun e Gjilanit, ku zyrtarët korrektues kanë gjetur sasi të substancës së dyshuar narkotike.

Oficerët korrektues gjatë kontrollit të të burgosurve, kanë gjetur një sasi të drogës të llojit marihuanë në xhepin e njërit prej të burgosurve.

Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Policia, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është sekuestruar qesja me narkotikë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img