16.8 C
Pristina
Sunday, June 2, 2024

Buy now

spot_img

Gjashtë vite burgim për dhunimin e 13-vjeçares – avokati thotë se do ta apelojnë vendimin

Gjykata Themelore në Gjakovë, më 8 nëntor, e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 6 vjet burgim, të akuzuarin E.K, për dhunimin e të miturës N.N.

E.K akuzohet për dhunimin e të miturës N.N, nga 23 deri më 29 shtator të këtij viti, në vazhdimësi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lajmin për dënimin e të akuzuarit E.K, e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Prek Kola.

I akuzuari E.K, në seancën fillestare e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.

“Po, klienti im është dënuar por do të bëjmë ankesë në shkallën e dytë sapo ta marrim vendimin. Arsye për këtë është se kemi një lathitje nga ana e klientit tim, i cili nuk e ka ditur moshën e palës së dëmtuar dhe qëllimi i tij ka qenë të martohet me të dëmtuaren. Si rrethanë lehtësuese është marrë fakti që familja e vajzës e ka falur klientin tim” – deklaroi Kola për Gazetën Insajderi.

Për ngritjen e aktakuzës ndaj E.K, Prokuroria Themelore në Gjakovë, kishte njoftuar përmes një komunikate për medie, ku thuhej se më 23 shtator 2021, i pandehuri E.K, sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur të njëjtën, ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e të pandehurit.

Tutje, thuhet se nga 23 deri më 29 shtator 2021, për të iu shmangur familjarëve e policisë, kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kësaj kohe i pandehuri e ka detyruar të miturën, të kryejë marrëdhënie seksuale në vazhdimësi.

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227, paragraf 7, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me burgim prej së paku 10 vjet.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç, nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img