23.9 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla një vit më parë: Amerika është vend demokratik, meqenëse aty s’ka Ambasadë Amerikane

Ditët e fundit të marsit 2020 kishin qenë plotë tension. Insistimi i Administratës Trump që Kosova të heq reciprocitetin ndaj Serbisë me qëllim të vazhdimit të dialogut dhe mosdëshira e LDK’së që të vazhdonte bashkëqeverisjen me Vetëvendosjen për shkak të tensionimit të raporteve të Kurtit si kryeministër me administratën Amerikane u finalizua me rrëzimin e Qeverisë Kurti më 25 mars 2020.

Në atë kohë, disa ditë pas rrëzimit të Albin Kurtit nga pozita e kryeministrit nga mocioni i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Donika Gërvalla, tashmë edhe bashkëpartiake e Vjosa Osmanit, kishte publikuar në profilin e saj një barsoletë.

I gjithë morali i asaj barsolete është se në shtetet ku ka Ambasada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka demokraci.

“Një barcaletë, e treguar nga një punonjës i Ambasadës Amerikane: „Pse është Amerika shteti më demokratik në botê?Sepse nuk ka Ambasadë Amerikane!“, kishte shkruar Donika Gërvalla.

Megjithatë nuk dihet nëse tashmë Donika Gërvalla si Ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës vazhdon ta konsiderojë atraktive një barsoletë të tillë e cila vë në pikëpyetje angazhimin e përfaqësive diplomatike të SHBA’ve për demokraci nëpër shtete të botës.

Ditëve të fundit në drejtim të kryediplomates Gërvalla ka pasur reagime të shumta, për shkak të deklaratave të mëhershme të saj për krerët e UÇK’së dhe Gjykatës Speciale.

Madje sot në Kuvendin e Kosovës ka pasur një përplasje mes deputetëve të PDK’së, bashkëpartiakut të Gërvallës, Faton Pecit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

E gjithë kjo situatë ishte shkaktuar pas një debati të ashpër mes Abelard Tahirit të PDK’së me ministren Gërvalla, ku edhe u kërkuar shkarkimi i kësaj të fundit.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img