14.7 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla flet me deputetë gjermanë  në Mynih, i njofton për “ndryshimet thelbësore” në Veri

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar në Mynih me një grup të deputetëve gjermanë.

Siç thuhet në njoftimin e MPJD-së, Gërvalla i “ka informuar rreth proceseve politike në vend, situatën e sigurisë dhe ndryshimet thelbësore në komunat veriore, rezultatet e qeverisjes së mirë” dhe prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës”.

Gjatë takimit me deputetët, Niels Annen (SPD), Ulrich Lechte (FDP), Thomas Erndl (CDU/CSU), Andreas Schëarz dhe Armand Zorn (SPD) si dhe Alexander Müller (FDP), Ministrja Gërvalla i falënderoi ata për mbështetjen ndaj Kosovës duke theksuar se Gjermania është partnere e fuqishme e Kosovës dhe mbështetja e saj për Kosovën në proceset euroatlantike është thelbësore për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img