28.7 C
Pristina
Saturday, June 22, 2024

Buy now

spot_img

Gecaj: Aktivistët e Vetëvendosjes e “mjelin” Kosovën

Zëvëndësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Bajram Gecaj me një postim në Facebook ka ofenduar rëndë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje duke shprehur se këta njerëz edhe pse nuk e njohin Republikën e Kosovës përfitojnë të mirat e saj, shkruan Gazeta Express.
“Populli ynë e ka një thënje shumë të përshtatshme për aktivistët e Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV): “as peshk as mish”. Këta njerëz të cilët as që e njohin ekzistencën e Republikës së Kosovës, edhe pse ate e “mjelin” dhe ia gëzojnë privilegjet, kohë pas kohe pretendojnë (me hipokrizi) se ata më së miri e mbrojnë mu atë “krijesë” në të cilën nuk besojnë fare, dhe të cilën e sulmojnë me gjithë atë arsenal dhune të paskrupullt e të paparë ndonjëherë në sistemet demokratike.” tha Gecaj.
Ai gjithashtu nuk ka ngelur pa thumbuar edhe Kryetarin e Komunës, Shpend Ahmetin duke shprehur “Pasi që është kohë pushimesh shkollore dhe nuk mund të preokupohet me kiflet e nxënësve, Shpendit edhe një herë i paska dalë kohë të mirret me çështjet nacionale!”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img