12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Gazetari jep detaje për sulmin ndaj ‘Top Channel’: Mjeti i krimit u gjet në Golem

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur tek Top Channel, ku nga breshëria e armëve mbeti i vrarë roja e objektit të televizionit.

Hoxha e ka cilësuar këtë ngjarje si barbaria e radhës.

Ai shprehet se roja humbi jetën, para se të mbërrinte në spitalin e Traumës në Laprakë. Më tej gazetari shkruan se është qëlluar në drejtim të fasadës ballore të godinës së Top Channel.

Shkrimi i plotë i gazetarit Artan Hoxha:

“Barbaria e radhës. Një tjetër shqiptar krejtësisht i pafajshëm, humb jetën nga breshëritë e kallashnikovit në vendrojen e Top Channel, ku shërbente si polic privat për 300 mije lekë në muaj…

Pal Kola, 60 vjeç, mbeti i plagosur rëndë në oborrin e Tv Top Channel, pasi drejt tij u hap zjarr me breshëri nga një automjet tip “Range Rover’, me targa të vjedhura.

Kola humbi jetën, para se të mbërrinte në spitalin e Traumës në Laprakë, për të marrë ndihmën mjekësore.

Mjeti i autoreve te krimit u gjet i shkrumbuar në Golem të Kavajës, një orë pas atentatit në Mëzes. Brenda në mjet, u gjet dhe një automatik AK-47, me të cilin dyshohet se është qëlluar në drejtim të fasadës ballore të godinës së Top Channel.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale të paktën 25 gëzhoja model 7.62 ne vendin e ngjarjes. Ngushëllime familjes Kola.”/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img