9.8 C
Pristina
Thursday, October 24, 2024

Buy now

spot_img

Gattuso merr drejtimin e Hajdukut

Hajduku i Splitit ka njoftuar se Gennaro Gattuso do të marr drejtimin e ekipit.

Ai ka nënshkruar kontratë me Hajdukun deri në verën e vitit 2026 dhe në Split do të mbërrijë javën e ardhshme, në fillim të përgatitjeve të ekipit të parë.

Angazhimi i tij i fundit si trajner ishte drejtimi i gjigantit francez Olympique Marseille, nga pankina e të cilit u largua në shkurt të këtij viti.

Në Spanjë më parë ka drejtuar Valencian, teksa në Itali Fiorentinën, Napolin dhe Milanin.

Kroacia do të jetë liga e shtatë radhazi në të cilën ai do të mbajë postin e trajnerit dhe Hajduk do të jetë klubi i tij i nëntë.

“I urojmë mirëseardhjen e ngrohtë Z. Gattus dhe i urojmë fat dhe suksese në punën e tij”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img