25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Nuk mund të arrihet pajtim duke nderuar ushtarët që kanë kryer krime

Analisti Shkëlzen Gashi e ka vlerësuar të gabuar përkuljen e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës para memorialit të ushtarëve serbë.

Gashi ka thënë se ushtarët serbë para të cilëve janë përkulur ushtarët e Ushtrisë së Kosovës, kanë kryer krime ndaj popullatës shqiptare në vitet 1912-1913.

Duke folur në Pressing, Gashi ka thënë se pajtimi mes popujve nuk mund të arrihet duke nderuar ushtarë që kanë kryer krime.

“Thojshin pajtim, se kur ne gjermanët e francezët bëjnë pajtim, munden edhe shqiptarët e serbët. Po, por jo duke nderuar ushtarët të cilët kanë bërë krime. Nuk mundet me pasë pajtim, pa u ditur saktë çfarë ka ndodhur në Kosovë”, ka thënë Gashi.

“Duhet me mësu për këto, kjo nuk është metoda më e mirë për të arritur pajtim mes dy popujve”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img