17.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Buy now

spot_img

Futbollistët që fitojnë më shumë nga sponsorët (Video)

Lojtarët e mëdhenj në botën e futbollit, sigurisht që kanë tërhequr pas vete edhe shumë sponsor.
Cristiano Ronaldo është futbollisti që gjeneron më shumë të ardhura nga gjithë futbollistë tjerë, duke lënë pas vete yje të mëdha, si rivalët e tij, Lionel Messi dhe Neymar.
Sulmuesi i Real Madridit përfiton hiç më pak se 27 milionë dollarë në vit nga sponsorët, ndërsa pas tij vjen Messi, i cili përfiton pesë milionë më pak apo 22 milionë dollarë në vit.
Në vendin e tretë gjendet sulmuesi brazilian, Neymar, që për një vit gjeneron 17 milionë dollarë, teksa vendi i katërt Gareth Bale, me 9.5 milionë dollarë përfitime.
Wayne Rooney e sheh vetën në vendin e pestë me përfitime prej shtatë milionë dollarëve nga sponsorët, vendi i gjashtë i takon Sergio Agueros me po ashtu shtatë milionë dollarë, ndërsa Mesut Ozili i Arsenalit përmbyll listën me 6.5 milionë dollarë në vit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img