15.1 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Buy now

spot_img

Fuqitë e pabesueshme të njerëzve (Video)

Nëse do të kishit mundësi të zgjedhnit mes këtyre superfuqive, çfarë do të donit të posedoni?

Shakuntala Devi ka një memorie prej kompjuteri, prandaj edhe është quajtur si njeriu kompjuter, nga që është në gjendje të zgjidh detyra matematikore më shpejt se vet kompjuteri. Në fakt, në vitin 1982 ajo ka hyrë në rekordin Guinness për aftësinë e saj të pabesueshme, transmeton lajmi.net
Wim Hof është i njohur nëpër botë si njeriu akull, ngase ai ëhtë imun ndaj të ftohtit. Ai ka arritur të qëndrojë në pantallona të shkurtra në temperaturën -60 gradë celsius.
Arthur Lintgen ka një vizion përmes të cilit e identifikon muzikën vetëm duke i parë rrathët në cd. Ai është i vetmi person në botë i cili e ka këtë aftësi.
Natasha Demkina është e njohur gjithashtu për sytë me rreze X. Ajo e ka aftësinë që të shohë brenda trupit të njeriut dhe të diagnostifikojë problemin. Ky me të vërtetë është një super talent.
Veronica Seider është zonja tjetër që sheh në distanca ekstreme. Pa ndihmën e teknologjisë, ajo mund të shohë rreth 20 herë më mirë se çdo person normal dhe mund t’i identifikojë njerëzit me milje larg.
Këto janë vetëm disa rastet e superfuqive të cilat njerëzit që do t’i shihni në këtë video i posedojnë. Njihuni në detaje edhe me njerëzit e tjerë që posedojnë të tjera superfuqi unike. /Lajmi.net/
https://www.youtube.com/watch?v=z3X9HSVyJmA

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img