12.5 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Fundjava me diell, nga e hëna rënie e temperaturave dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

E Prishtina Weather në parashikimin e saj për javën e ardhshme njofton për rënie të temperaturave.

Sipas trendëve të fundit për javët e ardhshme, me gjasë po kalojmë në një periudhë me të reshura dhe rënie të temperaturave.

Të hënën parashihet që temperaturat minimale të zbresin deri në 3 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet 15 gradë.

Gjatë javës së ardhshme pritet të ketë edhe të shi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img