16.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

FSK dërgon një kontingjent në Mbretërinë e Bashkuar për të trajnuar ushtarakë të Ukrainës

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt ceremonia e nisjes së Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Operacionin INTERFLEX, që realizohet në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar, në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me këtë rast tha se po shënohet një sukses i radhës i FSK-së, duke theksuar se pjesëmarrja e ekipeve të FSK-së, në kuadër të Operacionit INTERFLEX, për trajnimin dhe përgatitjen e ushtarakëve ukrainas, tregon për besimin që Mbretëria e Bashkuar si drejtuese e këtij aktiviteti shumëkombësh.

“Mbretëria e Bashkuar ishte në krah të popullit dhe Republikës tonë në të gjitha etapat shtet ndërtimit dhe vazhdon të mbetet partneri ynë i pazëvendësueshëm, me të cilën kemi ndërtuar raporte përtej miqësore, raporte këto që kanë bazë vlerat e përbashkëta dhe besimin e ndërsjellë”, u shpreh ministri Maqedonci duke shtuar se Republika e Kosovës është plotësisht e vendosur në rrugën e saj drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe e përkushtuar që të japë kontributin e saj për paqe dhe stabilitet jo vetëm në regjion por edhe më gjerë.“

Ndërsa, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u shpreh i lumtur që përmes bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të FSK-së dhe Ushtrisë Britanike është arritur që të dërgohet ky kontingjent i ushtarakëve të FSK-së, si instruktorë në operacionin INTERFLEX.

Si popull kemi kaluar shumë sfida dhe jemi ballafaquar vazhdimisht me agresorë, ne e kuptojmë më së miri rëndësinë e këtij misioni. Andaj, e kemi obligim të ndihmojmë popullin e Ukrainës në përpjekjet e tyre për liri, ashtu siç na kanë ndihmuar dhe kanë qëndruar pranë nesh aleatët tanë, në kohët më të vështira”, u shpreh Gjeneral Jashari, duke shtuar se ky mision i rëndësishëm dhe misione të ngjashme ku po angazhohet FSK, po tregojnë qartë që Kosova dita-ditës po shndërrohet nga konsumues i sigurisë në kontribuues të paqes në botë dhe i vlerave të mirëfillta demokratike.

Operacioni INTERFEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim trajnimin e trupave të Ushtrisë së Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK kanë ofruar gatishmërinë që të angazhojnë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së Ushtrisë ukrainase në kuadër të këtij operacioni.

Ky angazhim i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në linjë me qëndrimin e institucioneve të Kosovës në mbështetje të popullit dhe luftës së drejtë të Ukrainës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img