12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Fotografitë e para brenda ndërtesës së gjyqit ku po qëndron Donald Trump, shumë policë e pjesëtarë të Shërbimit Sekret

Pavarësisht se nuk janë lejuar kameramanët në sallën ku do të mbahet procesi gjyqësor, CNN sjell imazhe brenda ndërtesës ku Donald Trump është arrestuar.

Forca të shumta të rendit janë parë në korridor në ndërtesën e gjykatës, ku masat e sigurisë janë jashtëzakonisht të larta.

Kjo ndërtesë raporton CNN është “pastruar”, dhe pothuajse në çdo cep të saj janë të vendosur policë që janë në pritje të ish-presidentit.

Në anën tjetër mbi të rëndojnë mbi 30 pika të aktakuzës, ku ndër to është edhe fshehja e parave gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Ai përshëndeti mbështetësit derisa po dilte nga vetura dhe futej në ndërtesë, i shoqëruar nga shumë pjesëtarë të Shërbimit Sekret.

Ai fillimisht do të merret me procesin e regjistrimit, ku do t’i merren gjurmët e gishtërinjve dhe do të fotografohet.

Pasi që të regjistrohet, do të dërgohet në katin e 15-të ku do të ballafaqohet me gjykatësin në sallën e gjyqit.

Në anën tjetër, avokatët e tij gjatë ditës së sotme, kanë bërë të ditur se Trump do të deklarohet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës që rëndojnë mbi të.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img