16.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Buy now

spot_img

“Flirtonte me të gjitha vajzat”/ Dea komenton ‘prekjen’ me Romeon dhe raportin me Fationin

Dea Vieri, ish-banorja e BB VIP, ishte e ftuar dje në emisionin “Big Brother Radio” në TAR, ku foli rreth eksperiencës së saj të shkurtër.

E eliminuar vetëm pak ditë më parë, Dea përshkruan eksperiencën e “BBV3”, teksa zbulon se pse nuk u lidh me asnjërin prej banorëve.

“Nuk vajta me mendje që do shkoj e do krijoj lidhje që të më mbante gjatë në lojë. Nuk doja të përdorja një lidhje sa për lojë”.

U komentua për raportin me Fationin, si e komenton ish-banorja këtë?!

“Unë Fationin e kam mik. Ne nuk e shohim njëri-tjetrin me atë sy. Pastaj me të tjerët, kur nuk ka kimi, nuk ka”.

Një video u bë virale mes saj dhe Romeos, teksa dukeshin shumë të afërt. Dea shprehet si më poshtë.

“Romeo flirtonte me të gjitha vajzat në shtëpi. Ishte thjesht një prekje, kaq.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img