23.6 C
Pristina
Sunday, June 2, 2024

Buy now

spot_img

Flamuri kuq e zi valon në Komunën e Bujanocit, ky është urimi i kryetarit

Sot me rastin e 28 Nëntorit, flamuri kombëtar është ngritur edhe në Komunën e Bujanocit, nga kryetari i kësaj komune, Nagip Arifi.

Arifi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i ka uruar të gjithë shqipëtaret.

“Me shpresën që një ditë rreth këtij flamuri do të bashkohen të gjithë shqiptarët, Ju uroj përzemërisht Ditën e Flamurit!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: 

Bashkëkombasë të dashur, Urime Dita më e shenjtë shqiptare, 28 Nëntori – Dita e Flamurit.

Edhe këtë herë, edhe pse e ndaluar ligjërisht, flamuri jonë kombëtar do të valojë në godinën e komunës për të kujtuar lavdinë dhe historinë tonë. Të kaluarën tonë të lavdishme e kujtuam edhe duke vënë kurora lulesh të varret e Komandant Lleshit, Besim Faikut dhe Jonuz Musliut. Me shpresën që një ditë rreth këtij flamuri do të bashkohen të gjithë shqiptarët, Ju uroj përzemërisht Ditën e Flamurit!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img