18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Fjala e Prokurorisë, tendencë për ta rishkruar historinë e Kosovës

Sot ka nisur procesi i gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaç, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ku Prokuroria e Gjykatës Speciale ka mbajtur, për pesë orë, fjalën e vet hyrëse duke hedhur akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Lidhur me fjalën hyrëse të Prokurorisë, Bekim Çollaku, ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se sot kjo prokurori ka bërë e bën përpjekje tendencioze kundrejt aktivitetit të UÇK-së për çlirimin e Republikës së Kosovës nga Serbia e që sot u konfirmua edhe në Gjykatë.

“Tendenca e Prokurorisë është qëllimkeqe e neveritëse, ngase ka tentuar që UÇK-në ta paraqesë si një organizatë që ka luftuar kundrejt rivalëve të vetë politikë e jo luftë çlirimtare”, tha Çollaku.

Sipas tij, kjo prokurori po tenton të krijojë plagë të reja në shoqërinë tonë, që për ne është i papranueshëm dhe kemi dëshmuar se jemi shoqëri e pjekur, derisa shtoi se qëllimi i saj është rihapje e plagëve, që kemi kaluar këtë me aq mund e përpjekje.

Ky proces gjyqësor për Çollakun e gjitha ka qenë e mbete makineri e mashtrimit që nga nisja me Dick Marty-n e këtej.

“Gjykimi është kontrovers dhe rezultat i ndikimeve të drejtpërdrejta dhe indirekte të implikimeve politike në këtë proces”, shtoi, mes tjerash, Bekim Çollaku në RTK Prime.

Ndërkaq Aida Derguti, si një ish-luftëtare e UÇKsë, fjalimin e sotëm të Prokurorisë e vlerëson se një gjykatë e inkuizicionit

“Sipas aktakuzës së Prokurorisë që pamë sot, UÇK ka bërë luftë për pushtet, ku cilësohen si krime kundër njerëzimit dhe krime lufte për një luftë për pushtet, që është komplet rrëfim i gabuar i historisë, sepse tërë kohën tentonin të thoshin se kjo gjykatë nuk është kundër UÇK-së, por është pikërisht ajo që kemi thënë edhe ma herët se, si monstrum juridik, kjo gjykatë tenton ta rishkruaj historinë”, deklaroi, ndër të tjera, Aida Derguti në RTK Prime.

Veç kësaj, kjo gjykatë, e cila thirret se është e Kosovës, ajo nuk njeh luftën e saj dhe, si një organ paralel i sferës juridike, duket si një gjykatë e inkuizicionit, e cila përndjek heretikët.

“Kur prokuroria e cilëson aktivitetin si ‘Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale’, kjo organizatë ka qenë lufta për liri, pra ta kriminalizon qëllimin e luftës, që ka qenë lufta për liri”, shtoi Derguti.

Ndërkaq lidhur me divergjencat LDK -UÇK, që Prokuroria ka tentuar të vë në pah dhe si pikë të aktakuzës, Derguti theksoi se këto dy formacione nuk kanë dalluar në qëllime, që të dyja kanë bërë aktivitete për lirinë e Kosovës ndaj Serbisë, teksa shtoi se janë periudha të ndryshme, organizime politike të ndryshme, etj. dhe nuk ka pasur luftë në mes të LDK-së e UÇK-së.

Kurse Valon Murati, si luftëtar i UÇK-së, për fjalën hyrëse të Prokurorisë vlerësoi si fantashkencë dhe procesin si të tillë e konsideron si bizar, por që nuk do të mund ta dobësojë rolin historik të UÇK-së.

“Kam bindje se historikisht askush nuk mund ta dobësojë rolin e UÇK në lirinë e Kosovës, se liria është produkt i luftës”, deklaroi Murati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img