25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Fitore Pacolli: “Seriozisht AGK? Po mirreni me një grup të krijuar në Facebook

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, i ka kërkuar llogari Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, për reagimin ndaj grupit “#mekryeministrin”.

Pacolli ia ka parashtruar disa pyetje AGK’së, pas reagimit për gjuhën linçuese që përdorej kundrejt gazetarëve në grup.

“Seriozisht AGK? Po mirreni me një grup të krijuar në Facebook edhe po më cilësoni kinse unë po mbështes gjuhën linçuese ndaj gazetarëve? Unë po i vësha në rrezik gazetarët?

Ku ishit ju AGK kur dje emri im u përmend në secilin portal? A nuk është ky një lloj linçimi që portalet po e bëjnë ndaj meje dhe një grupi të krijuar nga disa djemë e vajza që asnjë të keqe nuk i kanë bërë askujt? A nuk është linçim kur telefoni im nuk ndalet sepse “gazetarët” thërrasin edhe pyetjet janë jo etike?”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka thënë se s’ka linçuar e kërcënuar gazetarët, derisa e ka lutur AGK’së që nëse gjejnë ndonjë kërcënim apo linçim që ka bërë ajo, ta dërgojnë menjëherë në gjykatë.

“AGK do të ishte mirë të punoni në ngritjen e etikës në media dhe besueshmërisë. Mos u frikësoni ne nuk e rrezikojmë e as nuk e kërcënojmë askënd. Nuk mund të gjeni asnjë moment kur unë kam linçuar e kërcënuar gazetarë. Nëse gjeni ju lutem dërgojeni menjëherë ama menjëherë në gjykatë. Ju lutem.  Ju thirreni në emër të lirisë së shprehjes e në anën tjetër cënoni lirinë e tjetrit”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe sot AGK ka reaguar ndaj gjuhës linçuese të grupit mekryeministrin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img