17.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Fitoi mbi 500 mijë vota, por akuzon për zvarritje 9 gjyqtarët e Kushtetueses – Ligji i Pagave, pengesa e radhës për kryeministrin

Avokati i Popullit, të premten pasdite konfirmoi përmes një komunikate për medie, se ka dërguar në Kushtetuese Ligjin e Pagave. Dorën në zemër, ashtu siç edhe pritej, pas dhjetëra ankesave të pranuara.

Tri nene të kontestueshme dhe proces jodemokratik, janë dy nga pretendimet e mbrojtjes së qytetarëve, që kanë nisur drejt institucionit më të lartë juridik të vendit, ankesën voluminoze.

Ligji i Pagave pritet të jetë pengesa e radhës në vrapimin e kryeministrit, që tashmë ka kaluar gjysmën e rrugës.

Në fakt, ishte vet shefi i ekzekutivit, që javën e kaluar, në një intervistë në Rubikon, në mënyrë implicite kishte hedhur akuza ndaj nëntë gjyqtarëve të Kushtetueses, duke thënë se përkundër faktit që kanë marrë besimin e mbi gjysmë milioni njerëzve, u duhet të koncentrohen edhe te “zvarritja” e vetëm nëntë personave.

“Është e pakuptimtë. Kemi fituar mbi 500 mijë vota dhe të zvarriten proceset nga vetëm nëntë njerëz”, thoshte mes tjerash, i pari i qeverisë për mediumin respektiv.

Në anën tjetër, te krahu opozitar janë të bindur se kjo çështje do të mbyllet në favor. Para jo shumë kohësh, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përmes rrjeteve sociale, pohoi se Gjykata Kushtetuese vetëm se do t’i konstatojë shkeljet, pasi është thyer parimi bazë.

Gjithsesi, ditëve në vijim mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë risi rreth kësaj çështjeje, ndërsa ende nuk dihet si do të veprohet tash, pra si do të paguhen zyrtarët publikë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img