15.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Finalja e Kupës në futboll do të luhet në Strumicë

Finalja e Kupës në futboll do të luhet në Strumicë

Finalja e madhe e Kupës së Maqedonisë së Veriut në të cilën do ti matin forcat Struga Trim Lum dhe Makedonija Gjorçe Petrovi do të luhet me 20 maj në Strumicë.

Ky vendim është sjell sot nga Këshilli Drejtues i FFM-së, të cilët kanë vendosur që finalja e këtij edicioni të Kupës të luhet në Strumicë.

Në diskutim ka qenë edhe stadiumi i Manastirit, por për shkak reflektorëve është përzgjedhur ai në Strumicë. Arena “Todor Proeski” nuk është marrë parasysh për shkak se stadiumi do të mirmbahet për shkak ndeshjes së Maqedonisë me Ukrainën në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024.

Kujtojmë se kohën e fundit në Strumicë janë luajtur dy finale të Kupës, gjatë viteve 2017 dhe 2018.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img