18.3 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Filmi MONA i Leonora Sopit, shpërblehet në Jaipur të Indisë

Filmi i metrazhit të shkurtër MONA me skenar e regji të Lorena Sopit, prodhim i Fakultetit të Arteve, degës së regjisë së filmit, klasa e prof. Emin Halilit në Prishtinë, ka fituat çmimin “Best Musical Short Film” në Pink City International Film Festival.

Festivali që ka mbledhur mbi 10.000 shikues në edicionin e këtij viti, është mbajtur gjatë javës së fundit të gushtit dhe javës së parë të shtatorit në Jaipur të Indisë.
Në edicionin e tretë, ky festival ka shfaqur 30 filma të shkurtër nga e gjithë bota nga një seleksionim prej rreth 2000 filmash konkurrues.

Filmi i shkurtër Mona gjatë muajve të fundit ka qenë pjesë e konkurrencës zyrtare në 26 festivale ndërkombëtare dhe ka fituar 4 çmime të ndryshme: FAMEUS International Film Festival Hollywood, USA 2016 – Silver Award, Wendy’s short – San Francisco, USA 2016 – Best Foreign Music Film, Texas Ultimate Shorts – Texas, USA 2016 – Best Director’s Choice Award, Pink City International Film Festival – Jaipur, India /Sep. 2016/ – Best Musical Short Film.
Gjatë muajit shtator dhe muajve në vijim, Mona do të shfaqet edhe në disa festival ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img