17.2 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

FFK-ja nuk ka paguar gjyqtarët kosovarë që gati dy muaj

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) nuk ia ka paguar që gati dy muaj mëditjet gjyqtarëve kosovarë

Disa gjyqtarë të Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë kanë treguar për TV Dukagjinin se nuk i kanë marrë mëditjet që gati dy muaj.

Ata kanë thënë se ende nuk i kanë marrë as paratë për muajin nëntor. Po ashtu nuk janë paguar ende as për ndeshjet që kanë gjykuar në muajin dhjetor.

Disa prej tyre gjithashtu kanë thënë se “me paratë e referimit mbajnë familjet” dhe se këto mjete i kanë të hyrat e vetme financiare.

FFK dhe kryetari i Komisionit të Referëve, Përparim Hasani nuk kanë kthyer përgjigje rreth kësaj çështje

Gjyqtarët kryesorë në elitën e futbollit kosovar paguhen 200 euro për ndeshje, teksa anësorët 150 euro dhe i katërti 100 euro.

Në Ligën e Parë gjyqtari kryesor merr 150 euro për ndeshje, ndërsa anësorët 120 euro.

Në Ligën e Dytë gjyqtari kryesor paguhet 100 euro për ndeshje, e asistentët 80 euro.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img