10.6 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Buy now

spot_img

Festat e fundvitit, vijon fluksi në Morinë, 10 mijë persona hynë në Shqipëri gjatë 24 orëve

Jo vetëm shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar ndërrimin e viteve, por dhe shtetas të huaj.

Mëngjesin e së shtunës nga Morina kanë hyrë në Shqipëri dhe familje nga Bullgaria.

“Po shkoj për vitin e ri në Durrës. Është hera e parë që vij nga Bullgaria për të festua në Shqipëri”, tha një bullgar për abcnews.

Përmes pikës kufitare të Morinës në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 10 mijë persona. Drejt Kosovës kanë udhëtuar 9,300.

Një shtetas turk me origjinë shqiptare tregon se me familjen e tij darkën e Vitit të Ri do ta kalojë në Ulqin dhe kur të kthehet do vizitojë të afërmit në Tiranë.

Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës lehtëson kalimin e qytetarëve në ditë festash. Ata hyjnë dhe dalin në pikën doganore të Morinës pa kontrolle.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img