5 C
Pristina
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

spot_img

Falja e borxheve, vetëm edhe shtatë ditë

Kanë mbetur edhe shtatë ditë pune për të përfituar nga ligji për faljen e borxheve nga institucioneve dhe ndërmarrjeve publike. Ligji parasheh faljen e borxheve deri më dhjetor 2008, duke shlyer borxhet nga fillimi i vitit 2009, deri në fund të vitit 2014.
Personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryerjes së borxhit për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, ose të lidhin marrëveshje me institucionin shtetëror apo ndërmarrjen publike për pagesën e borxheve me këste për periudhën 1 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014.
Në bazë të këtij ligji parashihet që pagesat e borxheve të bëhet brenda afatit prej dy vitesh, për personat juridikë, nga data e lidhjes së marrëveshjes dhe brenda afatit prej tri vitesh nga personat fizikë, nga data e lidhjes së marrëveshjes.

Për borxhet e pashlyera deri me 31 dhjetor 2008, ku shuma totale e borxhit bazë është në vlera të vogla prej 1 euro deri në 100 euro, nuk kanë nevojë t’ju nënshtrohen procedurave të parapara për faljen e borxhit, ato do të fshihen në mënyrë automatike nga institucioni ku figurojnë si borxhlinj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img