11 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Evakuimi nga Izraeli, mbërrin avioni i parë në Rinas me 40 pasagjerë, ka edhe nga Kosova

Ka mbërritur avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftësnë mesin e tyre ka edhe kosovarë.

Ministria për Evropën e Punëve të Jashtme të Shqipërisë njofton se avioni “Air Albania” me 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael është ulur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” pak më parë.

Pasagjeratë janë pritur dhe përshëndetur nga Ministri Igli Hasani.

“Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për tu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”, thuhet në komunikatë.

Qeveria izraelite deri më tani ka konfirmuar se numri i të vrarëve nga sulmi i Hamasit dhe përleshjeve me militantët palestinezë, është rritur në 600.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img