13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Eskluzive: Ja për çka akuzohen te pandehurit për krimin qe ndodhi në “Bon Vivant”

Prishtinapress.net ka siguruar pjesë te vendimit qe u murr sot nga gjykata për krimin qe ndodhi në kryeqytet ne lokalin “Bon Vivant”, dyshimet e bazuara se si ndodhi deri te krimi qe la një tr vdekur e shumë te plagosur.

I. Ekziston dyshimi i bazuar se me dt.04.08.2023,rreth orës 23:17 minuta në lokalin “Bon Vivant” në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë, pas një përleshje fizike në mes të pandehurve Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti në njërën anë me të pandehurit Dukagjin Nikollaj, Kastriot Ramadani dhe tani të ndjerit Kastriot Ramadanit dhe personit të paidentifikuar deri me tani në anën tjetër,me dashje që ta privojnë njëri tjetërin nga jeta, në atë mënyrë që derisa në lokalin e lartëcekur ishin të ulur të pandehurit Dukagjin Nikollaj dhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani si dhe një person tjetër deri me tani i pa identifikuar, në lokalin e lartë cekur kanë ardhur të pandehurit Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti dhe kanë qëndruar në këmbë në afërsi të tavolinës ku ishin të ulur të pandehurit Dukagjin Nikollaj i cili gjendet në arrati dhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani, në atë moment më të vërejtur se në lokal kanë hyrë të pandehurit Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti, në atë moment, atëherë i ndjeri Kastriot Ramadani e ka nxjerr armën e zjarrit nga brezi kurse i pandehuri Dukagjin Nikollaj i cili gjendet në arrati, e ka nxjerr armën e zjarrit nga një çantë e dorës, ashtu që për një moemtn fillojnë të përleshen fizikisht fillimisht Andi Pajziti me të pandehurin Dukagjin Nikollaj, më pas i ndjeri Kastriot Ramadani e godet me një shishe qelqi në kokë disa herë të pandehurin Andi Pajazitin, në atë moment i pandehuri Andi Pajaziti nxjerr armën e zjarrit nga brezi dhe shkrepë në drejtim të tani të ndjerit Kastriot Ramadanit, kurse i pandehuri Dukagjin shkrep me armë të zjarrit në drjtim të të pandehurit Andi Pajaziti, si dhe i ndjeri Kastriot Ramadani po ashtu shkrepë me armë zjarri në drejtim të të pandehurit Andi Pajaziti, e me ç’rast kanë rrezikuar edhe jetën e personave tjerë të të dëmtuarve, Granit Hamiti, Agim Zeqiri, Ardita Alija, Ndue Nikçi,të cilët kanë pësuar lëndime trupore nga predhat e hedhura nga armët e zjarrit e po ashtu lëndime trupore kanëpësuar edhe të pandheurit Andi Pajaziti dhe Hisni Gecaj, si dhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani nga plagët e marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në QKUK-së, ndërsa nga xhamat e thyer nga gotat e thyerea të qelqit dhe gjatë ikjes janë lënduar të dëmtuarit Lea Syla, Liberta Hashani, Agonita Muli, Sara Sadiku, Troja Mexhuani, Fatbardha Ismaili, Rigona Bajrami, Rita Gusia, Duarsa Aliu, Xhyljeta Hoxha, Diona Krasniqi, Artenisa Ismaili, Blerta Sylejmani, e me ç rast të pandehurit e lartëcekur kanë shkaktuar rrezik të madhë të të përgjithshëm për jetën e njerëzve, dhe më pas të pandehurit e lartëcekur kanë ikur nga vendi i ngjarjes armët kanë arritur ti fshehin ,-
– me këtë i pandehuri Andi Pajaziti ka kryer veprën penale Vrasje e Rëndë nga neni 173 par. 1 nënpar.1.5 të KPRK-së veprën penale përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par. 2 të KPRKK-së, dhe veprën penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 të KPRK-së, shkruan Prishtinapress.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img