15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Eskalon Haki Abazi: Rama pjesë e një rrjeti politik kriminal në Ballkan, fjalimi në KE e ka dëmtuar interesin e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka mbajtur konferencë e dytë për medie, gjatë këtyre dy javëve.

Ai në këtë konferencë foli për Raportin për Kosovën për vitin 2022, vizat, qasja Vuçiq- Rama për Kosovën si dhe për shëndetin publik.Ai tha se Rama është pjesë e një rrjeti politik kriminal në Ballkan, duke shtuar se fjalimi i tij në KE, edhe qëndrimi i tij për Ballkanin e Hapur e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë e dëmtojnë rëndë interesin e vendit tonë.

“Qasjen e rrezikshme nga Rama dhe Presidenti Vuçië janë tri arsye, e para Rama nuk e njeh se kush është Vuçiqi, më shumë besoj që Rama është pjesë e një rrjeti politik të Ballkani qe mbahet gjallë nga ekonomia e luftës dhe ky rrjet ekonomik politik, e kriminal vazhdoj , janë në kundërshtim të një Ballkani të barabartë sepse Kosova ka thyer barrierat”, tha ai.

“Fjalimi i Ramës në KE, edhe qëndrimi i tij për Ballkanin e hapur e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë e dëmtojnë rëndë interesin e vendit tonë”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img