13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Escobar: Krerët e institucioneve të Kosovës na siguruan, nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, pas takimeve me zyrtarët shtetërorë e opozitarë në Kosovë tha se janë të angazhuar për të parandaluar çfarëdo përshkallëzimi në Kosovë më 1 shtator.

Pas takimeve me krerët institucionalë, Escobar tha të mërkurën se janë siguruar nga Kosova dhe Serbia se nuk do të ketë dhunë më 1 shtator, atëherë edhe kur hyjnë në fuqi dy vendimet qeveritare për targat ilegale dhe reciprocitetin në dokumente.

Ai tha se pret nga palët propozime konkrete për të gjetur një zgjidhje.

“Mendimi im i vetëm është se unë jam këtu për të dhënë mbështetjen për të gjetur një rrugë përpara për të gjitha këto çështje të vështira. Detajet se si shkojnë përpara janë në të vërtetë për dialogun, por unë doja të sigurohesha që njerëzit të kuptojnë se vizita ime këtu ishte me të vërtetë për të treguar mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE”.

“Të dyja palët na kanë siguruar se nuk duan përshkallëzim, nuk duan dhunë më 1 shtator. Pra, tani jemi këtu për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira, dhe i gjithë ai optimizëm të përkthehen në një propozim konkret”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img