11 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Escobar: Ballkani është i një rëndësie jetike për të ardhmen e Evropës

I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Ballkani është i një rëndësie jetike për të ardhmen e Evropës.Emisari amerikan tha se qeveritë e vendeve ballkanike duhet të mësojnë të merren me median e lirë, e cila është kruciale për suksesin e rajonit si pjesë e Evropës dhe komunitetit transatlantik.

Njoftoi ambasada amerikane në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

“Mundësitë këtu janë të mëdha, por sfidat janë të vazhdueshme. Qeveritë e vendeve të Ballkanit duhet të mësojnë të merren me median e lirë, e cila është kruciale për suksesin e rajonit si pjesë e Evropës dhe komunitetit transatlantik”, tha ai.Escobar në dy ditët e fundit qëndroi fillimisht në Prishtinë, e pastaj edhe në Beograd, nga ku tha se pret vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe hapa të mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve./Prishtinapress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img